Ndërlidhjet

BERLIN


Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq sot ka përjashtuar mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe ka thënë se deklarata e njëanshme për pavarësi do të ishte "shumë e rrezikshme". "Ne nuk mendojmë se çfarëdo copëtimi i Kosovës do ta stabilizoj rajonin", tha zoti Jeremiq, në një koferencë për shtyp pas takimit me ministrin e jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier në Berlin. Ai mëtutje u shpreh se nëse liderët e Kosovës njëanshëm e deklarojnë pavarësinë kjo do të "ishte një rrugë shumë e rrezikshme". Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Steinmeier u shpreh kundër copëtimit të Kosovës, duke thënë se ai është në favor të zgjidhjes ku Kosova do të jetë multietnike.
XS
SM
MD
LG