Ndërlidhjet

GJENEVË


Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner bëri thirrje për më shumë kohë që të binden serbët rreth cështjes së statusit të ardhshëm të Kosovës, por pas kësaj periudhe një vendim i qartë duhet të merret. "Ne mendojmë se 6 muaj janë të nevojshme për të sjellë edhe një herë serbët dhe shqiptarët e Kosovës së bashku", tha Kouchner në Gjenevë. "Na jepni edhe pak muaj kohë, por në fund të kësaj periudhe do jetë linja e kuqe, ne duhet të marrim vendim", tha shefi i diplomacisë franceze duke shpresuar se "do ketë një qëndrim të përbashkët evropian" rreth këtij propozimi.
XS
SM
MD
LG