Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik Gordon Brown tha se hetuesit kanë arritur te bërthama e përgjegjësve për tentim sulmet me makina bombë në Londër dhe Glasgou javën e kaluar. Brown tha se incidentet ishin të përgatitura për të shkaktuar gjakderdhje të madhe. Ndërkaq sot me herët komisioneri i policisë Federale të Australisë, Mick Ketly tha se policia po merr në pyetje pesë doktorët të dyshuar për incidentet në Britani. "Janë një numër i njerëzve që po intervistohen si pjesë e hetimit. Nuk do të thotë që ata janë të dyshuar , por është një hetim kompleks" tha Ketly.
XS
SM
MD
LG