Ndërlidhjet

DUBROVNIK


Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Serbisë që të heqë dorë nga Kosova dhe të shohë rrugën drejt integrimit evropian.
"Cështja nuk është nëse udhëheqësit serbë përpiqen ta mbajnë Kosovën, pasi atë e ka humbur Sllobodan Milloshevici. Cështja shtrohet nëse ata do zgjedhin Evropën. Përgjigjja nga ne është se jeni të mirëseardhur", deklaroi ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried në Dubrovnik.
Fried po merr pjesë në takimin e vendeve të Evropës Juglindiore që po mbahet në Kroaci.
"Ironia është se e vetmja mënyrë që gjithë serbët kudo ku janë në Ballkan të jetojnë në një shtet ishte ish Jugosllavia, që e shkatërruan nacionalistët serbë. Rruga e dytë për gjithë serbët që të jetojnë në një entitet politik është që cdokush t'i bashkangjitet Bashkimit Evropian dhe e vetmja rrugë që të ndodhë kjo është të zgjidhet statusi i Kosovës", tha Fried.
Duke folur për përcaktimin e statusit Fried theksoi se "ne po punojmë në Këshillin e Sigurimit dhe nuk kemi hequr dorë nga ky proces. Është e preferueshme nga të gjithë që kjo të zhvillohet brenda Këshillit të Sigurimit". I pyetur nëse shqiptarët e Kosovës do të kenë ende durim të presin, Fried u përgjigj se "shqiptarët e Kosovës e dëgjuan presidentin Bush. Ai ishte shumë i qartë. Pavarësia e Kosovës do jetë rezultati përfundimtar i procesit".
XS
SM
MD
LG