Ndërlidhjet

BAGDAD


Zartarët thonë se së paku 34 vetë janë vrarë sot gjatë sulmeve të ndara me bomba në Bagdad. Në mesin e të vrarëve janë edhe 23 rekrutë të ushtrisë irakiane. Sulmet e sotme u bënë pasi dje, nga shpërthimi i një kamioni – bombë në qytetin verior irakian, Tuz Khurmato u vranë së paku 130 vetë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë. Njëherësh, ushtria amerikane sot njoftoi se janë gjetur trupat e pajetë të një çifti bashkëshortor irakian, që punonte për ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad. Grupi militant Shteti Islamik në Irak, që udhëhiqet nga Al-Kaida, pat marrë përgjegjësinë për këtë vrasje në një mesazh në internet më 31 maj. Ushtria e Shteteve të Bashkuara poashtu njoftoi për vrasjen e një pjesëtari të saj, dje, gjatë luftimeve në provincën Salahuddin.
XS
SM
MD
LG