Ndërlidhjet

PODGORICË


Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Daniel Frid tha sot në Podgoricë se pavarësia e Kosovës "si akti i fundit i dezintegrimit të ish Jugosllavisë" është e pashmangshme. Ai këto komente i bëri pas takimeve me zyrtarët më të lartë të Malit të Zi. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që procesi të ngrihet, pasi kjo nuk do të ishte mirë as për Kosovën, as për serbët në Kosovë dhe as për tërë rajonin. "Nuk mund të mbetemi në pozitën e tashme" tha Daniel Frid dhe shtoi se "nuk mund të ecim prapa por duhet të shkojmë përpara". Në këtë kuadër ai tha se "dëshirojmë të bashkëpunojmë me Rusinë dhe të merremi vesh në kuadër të Këshillit të Sigurimit".
XS
SM
MD
LG