Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Tenisti më i mirë botëror, zvicerani Roxher Federer triumfoi sot në turneun e Vimbëldonit, pasi në finale mundi spanjollin Rafael Nadal, që është tenisti i dytë në botë, me rezultat 3:2 në seta. Kështu, zvicerani Federer u bë tenisti i dytë në historinë e këtij turneu që triumfoi pesë herë radhazi. Para tij këtë sukses e pat arritur suedezi Bjorn Borg në vitet 1976-80. Në kategorinë e femrave triumfoi tenistja amerikane Venus Williams e cila dje në finale mundi francezen, Marion Bartoli me rezultat 2:0 në seta.
XS
SM
MD
LG