Ndërlidhjet

BISHKEK


Cdo zgjidhje për Kosovën duhet të jetë e pranueshme si për Beogradin dhe për Prishtinën, ka deklaruar ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.
"Cdo vendim është i mundshëm bazuar në marrëveshjen mes dy palëve. Cdo vendim tjetër nuk do të kalojë në Këshillin e Sigurimit", tha Lavrov gjatë vizitës së tij në Kirgizi.
Lavrov nuk tha konkretisht nëse Rusia do përdorë veton ndaj projektrezolutës që kundërshtohet nga Serbia, por ky është treguesi më i fuqishëm deri tani se Rusia do të hedhë poshtë cdo rezolutë që i jep Kosovës pavarësi.
XS
SM
MD
LG