Ndërlidhjet

PRAGË


Brukseli dhe Uashingtoni duhet të gjejnë një zgjidhje të tretë për statusin e Kosovës që do jetë dicka mes mbikqyrjes së Kombeve të Bashkuara dhe njohjes së pavarësisë, shkruan në numrin e fundit e përjavshmja Newsweek.
Kjo zgjidhje e tretë, sipas Newsweek do t'i lejonte shqiptarëve një autonomi të plotë, por njëherësh ia ruan integritetin territorial Serbisë.
Ka zgjidhje të tilla shkruan kjo e përjavshme duke sjellë shembullin e Porto Rikos, "pjesërisht një protektorat i pavarur i Shteteve të Bashkuara".
"Perëndimi duhet të nxisë udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve t'i kthehen negociatave dhe pas kësaj Perëndimi duhet të marrë përsipër rolin e një arbitri objektiv", përfundon shkrimi në Newsweek.
XS
SM
MD
LG