Ndërlidhjet

DIPLOMATI AMERIKAN PARALAJMËRON SHTYRJEN E PAVARËSISË SË KOSOVËS


New York Times

Daniel Fried, një zyrtar i lartë amerikan në Departamentin e Shtetit shprehu dyshimin se do të ketë një zgjidhje të shpejtë të cështjes së Kosovës, duke lënë të kuptohet se qeveritë perëndimore dhe Rusia nuk do të veprojnë lidhur me planet që do ta mundësonin Kosovën të jetë e pavarur.
Udhëehqësit perëndimorë dhe ata të Kombeve të Bashkuara kanë tërhequr vëmendjen se shtyrjet e mëtejshme do të mund të nxisin dhunën në Kosovë, shkruan e përditshmja amerikane.
Fried u tha pjesëmarrësve në takimin e Dubrovnikut se shpresonte që e ardhmja e Kosovës të mund të zgjidhet në muajt që i paraprijnë takimit të ardhshëm të Aleancës Veriatlantike që do mbahet në prill të 2008 në Bukuresht.
"Nuk mund të japë një datë të saktë, por besoj se do jetë disa muaj para takimit të Bukureshtit", tha Daniel Fried.
Komentet e Fried janë një tregues i qartë se Shtetet e Bashkuara tani e dinë se nuk ka gjasa që Rusia të bjerë dakord së shpejti me planin e Kombeve të Bashkuara që i jep Kosovës pavarësi të mbikqyrur nga Bashkimi Evropian. Edhe diplomatët evropianë, pjesëmarrës në takimin e Dubrovnikut hodhën dyshimet e tyre se mund të gjendet një zgjidhje gjatë verës.
Me një padurim në rritje shqiptarët e Kosovës po kërkojnë pavarësi, derisa Serbia e cila formalisht ka sovranitetin mbi Kosovën e kundërshton fuqishëm këtë ide dhe në kundërashtimin e saj ka dhe mbështetjen e Rusisë.
Këtë muaj presidenti Bush dhe Putin dështuan të shënonin përparim në gjetjen e një zgjidhje gjatë bisedimeve që zhvilluan në rezidencën familjare të Bushit. Ata ranë dakord që shefat e diplomacive përkatëse ta diskutonin këtë cështje në një kohë tjetër.
Por zyrtarët perëndimorë kanë thënë se kërcënimi për trazira në Kosovë rritet nëse nuk gjendet shpejt një zgjidhje.
Por megjithë shqetësimet në rritje konsensusi në mesin e politikbërësve amerikanë dhe evropianë duket se ka të bëjë me atë që status quoja duhet të mbahet dhe për disa muaj me shpresën që Rusia mund të bjerë dakord me një rezolutë që do t'i lejonte Kosovës të shkëputej nga Serbia.
Por kjo është një lloj llotarie pasi udhëheqësit e Kosovës mund të ruajnë qetësinë për aq kohë sa publiku e di se pavarësia nuk është në pikëpyetje.
Nga ana tjetër këmbëngulja evropiane për një marrëveshje në Këshillin e Sigurimit duket se i ka zbehur shpresat amerikane për një zgjidhje të shpejtë. "Britania dhe Shtetet e Bashkuara menduan se Rusia do ta kapërcentë një zgjidhje të tillë cfarë ka dalë ndryshe dhe iu ka rrëzuar në duar tërë strategjinë e ndërtuar", thotë një diplomat evropian.
Ndërkaq sipas diplomatit norvegjez, Kai Eide qëndrimi i Rusisë nuk është dicka kalimtare. "Nëse mendoni se kjo është një fazë kalimtare në Rusi, jeni plotësisht të gabuar", thotë Eide.
Ministri i jashtëm i Suedisë, Calr Bildt ka deklaruar se evropianët e kanë diskutuar mundësinë e njohjes së Kosovës pa bekimin e Këshillit të Sigurimit, por sipas tij pasojat do ishin shumë të mëdha.
"Por nëse rezoluta në Këshillin e Sigurimit nuk funksionon evropianët duhet të pyesin vetveten se deri në c'masë janë të përgatitur për të pranuar dhunën. Ndonjëherë vendimet e vështira duhet të merren nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa" thotë një diplomat i lartë perëndimor.

XS
SM
MD
LG