Ndërlidhjet

BISHKEK


Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha sot se asnjë rezolutë për Kosovën, që nuk është e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën, nuk do të kaloj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. "Pozicioni ynë është i mirënjohur dhe udhëhiqet nga jeta dhe nga e drejta ndërkombëtare e jo nga çfarëdo skemash artificiale. Çfarëdo vendimi për Kosovën është i mundshëm vetëm në bazë të një marrëveshjeje nga të dy palët e përfshira. Çfarëdo rezolute tjetër nuk do të kaloj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", tha Sergei Lavrov, në një konferencë për shtyp në Bishkek të Kirgizisë. Ai nuk tha se a do ta përdorë apo jo Rusia të drejtën e vetos për bllokimin e rezolutave, që konsiderohen të papranueshme nga Beogradi.
XS
SM
MD
LG