Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku tha se udhëheqja e Kosovës nuk do ta shpallë deklaratën për pavarësi këtë vit pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian. "Ne nuk do të shpallim deklaratë të njëanshme pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian për këtë çështje", i tha zoti Çeku së përditshmes londineze, Financial Times. Ai mëtutje u shpreh se pa rezolutë të Këshillit të Sigurimit, që e mbështet pavarësinë, Bashkimi Evropian duhet ta shqyrtoj mundësinë e marrjes së mbikëqyrjes në Kosovë.
Megjithatë, kryeministri Çeku, sipas gazetës, konsideron se rruga më e mirë është arritja e zgjidhjes në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG