Ndërlidhjet

PODGORICË


Mali i Zi do të mbajë "qëndrim neutral" ndaj përcaktimit të statusit të Kosovës, tha sot nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Bozhidar Gjeliq, pas bisedimeve me zyrtarët e Malit të Zi në Podgoricë. Ai u tha gazetarëve se nga Podgorica ka kërkuar mbështetje për qëndrimet e Beogradit në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Nënkryetarja e qeverisë së Malit të Zi, Gordana Gjuroviq, me të cilën u takua zoti Gjeliq, tha se neutraliteti i Malit të Zi në çështjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës është "mbështetje e mjaftueshme" në këtë moment.
XS
SM
MD
LG