Ndërlidhjet

DUBAI


Lideri i një grupi që tubon kryengritësit irakianë të ndërlidhur me al-Kaidën është kërcënuar me luftë kundër Iranit nëse ky vend nuk e ndalë mbështetjen për pjesëtarët shiitë në Irak. Ky kërcënim u bë nëpërmjet të Internetit dhe i atribuohet liderit të grupit "Shteti Islamik i Irakut", Abu Omar al-Baghdadi. Zëri në këtë incizim thotë se ky grup do tu japë liderëve të Iranit dy muaj për ta përfunduar mbështetjen për qeverinë e udhëhequr shiite në Irak dhe për ndaljen e ndërhyrjeve në Irak. Autenticiteti i incizimit nuk mund të verifikohet. Grupi Shteti Islamik i Irakut është një aleancë e grupeve sunite që udhëhiqet nga al-Kaida në Irak.
XS
SM
MD
LG