Ndërlidhjet

NJU JORK


Në Këshillin e Sigurimit sot u diskutua për Kosovën. Për këtë takim në selinë e OKB-së u prononcuan ambasadori kinez, Wang dhe ai amerikan, Khalilzad. Ambasadori Wang, që këtë muaj e kryeson Këshillin e Sigurimit, tha se në seancën e KS-së morën pjesë edhe kryeadministatori i Kosovës, Ryker dhe komandanti i Kforit, Kather, që raportuan për situatën në Kosovë. Lidhur me diskutimet në Këshillin e Sigurimit ambasadori Wang tha: "Mendoj se nga komentet e bëra nga vendet anëtare duket se diferencat ende mbeten, pra, anëtarët e Këshillit të Sigurimit janë ende të ndarë. Disa mendojnë se na duhet më tepër kohë", tha amabasadori Wang. Sipas tij, anëtarët e Këshillit të Sigurimit në komentet e tyre folën për mundësinë e vazhdimit të negociatave. Ai vlerësoi se statusi i Kosovës ndodhet në një periudhë sensitive. Sa u përketë standardeve ambasadori kinez tha për këtë çështje në Kosovë janë bërë përparime, por mbeten disa çështje, që kërkojnë më tepër kohë. Para gazetarëve në Këshillin e Sigurimit foli edhe ambasadori amerikan, Zalmay Khalilzad. Ai tha se është pikëpamje e Shteteve të Bashkuara se për këtë çështje duhet të merret vendim relativisht shpejtë. Sipas tij, do të ketë ndryshim në statusin e Kosovës drejtë pavarësisë. Mëtutje, duke folur për rezolutën për Kosovën, ai tha: "Ne do të punojmë me kolegët tonë që rezoluta të propozohet këtë javë dhe brenda javës duhet të ketë vendim. Ky është vlerësimi jonë", tha ambasadori amerikan, Khalilzad. I pyetur për kundërshtimet e Rusisë, zoti Khalilzad tha: "Mendoj se koha ka ardhur që Rusia të ndërmarrë hap në drejtim të drejtë në këtë çështje", tha amabasador amerikan, Khalilzad, duke folur para gazetarëve në selinë e OKB-së.
XS
SM
MD
LG