Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që negociatorëve tu japin më tepër kohë për të arritur konsensusin për statusin e Kosovës, tha sot zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormak. Ai tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta nbështesin pavarësinë e Kosovës, por dëshirojnë ta bindin Rusinë që të mos e kundërshtoj këtë qëndrim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. "Ne dëshirojmë që mundësisht sa më shumë palë, përfshirë edhe rusët, të angazhohen në këtë proces, por nuk duhet të ekzistoj asnjë keqkuptim lidhur me atë që ne e shohim si rezultat përfundimtar", tha zoti McCormak. Ai mëtutje u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë gatishmëri që të lejojnë një periudhë plotësuese prej javësh ose muajsh për negociata.
XS
SM
MD
LG