Ndërlidhjet

LISBONË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, sot u bëri ftesë që në Kosova të mos ndërmerr hapa të njëanshëm, derisa në OKB po vazhdon diskutimi për rezolutën për statusin e Kosovës. "Derisa të vazhdoj procesi, i ftoj qytetarët dhe liderët e Kosovës që të mos ndërmarrin çfarëdo aksioni të njëanshëm, i cili do të ishte shumë negativ dhe shumë i dëmshëm për bisedimet, që po zhvillohen", u tha zoti Ban gazetarëve në Lisbonë pas takimeve me zyrtarë të lartë të Portugalisë, vend ky që e ka marrë kryesinë e presidencës së BE-së. Sekretari i përgjtishëm tha se "çfarëdo shtyrje ose zvarritje e kësaj çështjeje do të kishte ndikim negativ" dhe shtoi se për shkak të kundërshtimeve të Rusisë ndaj pavarësisë së Kosovës, është e nevojshme "qasje me më shumë gjërësi dhe strategji".
XS
SM
MD
LG