Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon tha sot se çfarë do shtyrje e lëvizjet diplomatike për zgjidhjen e statusit të Kosovës do të kenë pasoja negative. Duke folur pas takimit më presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kreu i OKB-së, tha se shpreson që Këshilli i Sigurimit së shpejti do të pajtohet për draft rezolutën që lejon 120 ditë konsultime për të tejkaluar diferencat midis Rusisë dhe Perendimit. "Çdo shtyrje do të ketë efekte negative në paqën dhe sigurinë, jo vetëm në Kosovë, apo Ballkan, por në tërë situatën në Evropë" ka thënë Ban Ki Moon.
XS
SM
MD
LG