Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Forcat e sigurisë të Pakistanit kanë sulmuar sot Xhaminë e Kuqe në Islamabad pasi dështuan bisedimet me militantët që gjenden brenda xhamisë së bashku me personat që mbahen peng. Shpërthime dhe të shtëna armësh janë dëgjuar pasi forcat pakistaneze filluan operacionin. Zëdhënësi i ushtrisë Wahid Arshad tha se së paku 60 militantë dhe 8 pjesëtarë të sigurisë u vranë në luftimet e sotme. "Janë gra dhe fëmijë të cilët gjenden në kompleksin e xhamisë, dhe ne po ndërmarrim hapa të ngadalshëm për t'u siguruar se nuk do të ketë shkatërrime të panevojshme" tha Arshad.
XS
SM
MD
LG