Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Forcat e sigurisë të Pakistanit kanë bastisur në orët e para të mëngjesit të sotëm Xhaminë e Kuqe, ku prej një jave gjenden të mbyllur militantët islamikë. Vendimi për të bastisur xhaminë erdhi pas dështimit të bisedimeve me militantët.
Rreth 50 militantë dhe tetë ushtarë janë vrarë në luftimet e sotme.
Gjenerali pakistanez, Vahid Arshad tha se po veprohet me kujdes në mënyrë që të mënjanohen viktimat në mesin e pengjeve.
Burimet zyrtare pakistaneze thanë se 20 fëmijë janë shpëtuar dhe 50 militantë janë dorëzuar.
Ndërkaq numri i viktimave nga luftimet gjatë gjithë javës ka qenë 24.
Militantët në këtë xhami kërkojnë vendosjen e ligjit islamik në vend.
XS
SM
MD
LG