Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shtetet e Bashkuara mbështesin vazhdimin e bisedimeve për të ardhmen e Kosovës, por rezultati eventual i këtyre bisedimeve do të jetë pavarësia, deklaroi në Beograd ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried.
Fried, i cili gjatë ditës në Beograd u takua me presidentin Tadic dhe kryeministrin Koshtunica, përsëriti qëndrimin amerikan për bisedime në kohë të kufizuar dhe në fund të të cilave Kosova do jetë e pavarur.
Pavarësia është "një realitet objektiv", tha Fried për të shtuar se ajo "do të ndodhë në një mënyrë apo në një tjetër. Është qëndrimi ynë që kjo të ndodhë në mënyrë të rregullt".
Presidenti serb Tadic pas takimit deklaroi se "Serbia sinqerisht dëshiron një kompromis dhe një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën, që do ishte e pranuehsme për të dyja palët".
Koshtunica ka përsëritur qëndrimin e tij se pavarësia e Kosovës do jetë shkatërruese për rajonin dhe gjithë Evropën.
XS
SM
MD
LG