Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon përsëriti kundërshtimin e tij ndaj cdo shtyrje të mëtejshme në përcaktimin e statusit të Kosovës, duke theksuar se vonesat do ndikojnë jo vetëm në Kosovë, por dhe në sigurinë e Ballkanit dhe të Evropës.
Ban Ki Moon i bëri këto komente në Bruksel pas takimit me shefin e diplomacisë evropiane Javier Solana.
Ban kërkoi nga Unioni që të vazhdonte rolin udhëheqës në këtë cështje dhe të mbetej i bashkuar.
Ndërkaq Solana tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm për dërgimin e misionit në Kosovë, që do fokusohej në rendin dhe ligjin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik. Por sipas Solanës për këtë kanë nevojë për një rezolutë të Kombeve të Bashkuara. Ai shtoi se shpreson që kjo rezolutë të miratohet në përfundim të bisedimeve shtesë mes dy palëve.
XS
SM
MD
LG