Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Policia pakistaneze bën të ditur se ka vrarë Abdul Rashid Ghazin, klerikun radikal i cili prej një jave gjendej i mbyllur në Xhaminë e Kuqe.
Nga e marta e kaluar në këtë xhami janë zhvilluar luftime mes forcave të sigurisë dhe militantëve.
Së paku 50 militantë dhe tetë oficerë sigurie janë vrarë gjatë luftimeve të sotme. Policia njofton se ka shpëtuar së paku 80 pengje, gra dhe fëmijë që gjendeshin në xhami.
Militantët në këtë xhami kërkonin vendosjen e ligjit strikt islamik në vend.
XS
SM
MD
LG