Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara janë duke hartuar draft rezolutën e re që parasheh 120 ditë negociata midis Prishtinës dhe Beogradit por që nuk e parashikon automatikisht pavarësinë e Kosovës nëse bisedimet dështojnë, citon agjensia e lajmeve Asoshiated Press, diplomatë e Kombeve të Bashkuara. Zv. asambasadorja britanike në Kombet e Bashkuara, Karen Pierce ka deklaruar se "pavarësia e Kosovës është e pashmangshme pasi ajo reflekton vullnetin e më shumë se 90 përqind të popullatës". Megjithatë, ambasadori italian, Marqello Spatafora, ka lënë pezull çështjen e pavarësisë duke thënë se evropianët dëshirojnë negociata të vërteta pa rezultate paraprake për statusin. "Ne duhet të bëjmë përpjekje që të arrijmë një zgjidhje kompromisi" ka thënë Spatafora.
XS
SM
MD
LG