Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku kërkoi nga Bashkimi Evropian që ti shmanget Rezolutës së Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe të lëvizë përpara në dhënien e pavarësisë për Kosovën. "Ne na duket se ne nuk do të kemi një zgjidhje të pranueshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së", tha Agim Çeku në një konferencë për gazetarë në Bruksel, ku morën pjesë edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe zyrtari i lartë i BE-së, Havier Solana. "Për ne nuk është e mjaftueshme që vendet në bashkësinë ndërkombëtare të thonë se ne po presim për rezolutë në KS. Ne duhet ti ndalim pretendimet se Këshilli i Sigurimit ka përgjegjje për secilën pyetje", tha Agim Çeku. Sipas tij, "kjo është mundësi unike për të gjetur zgjidhje evropiane". Por, zoti Solana tha se Bashkimi Evropian është unik në qëndrimin e tij se Këshilli i Sigurimit duhet të jetë arbitri final për pavarësinë e Kosovës. Ai tha se BE-ja e mbështetë konceptin e Martti Ahtisaarit për Kosovën. Presidenti Fatmir Sejdiu kërkoi që sa më shpejtë të përmbyllet procesi për pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG