Ndërlidhjet

NJU JORK


Vendet Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara po e përgatisin një propozim rezolutë që parasheh 120 ditë të negociatave ndërmjet Kosovës e Serbisë, por e cila nuk fton për automatizëm për pavarësinë e Kosovës, nëse bisedimet dështojnë, kanë thënë diplomatët në Kombet e Bashkuara. Zëvendës ambasadorja britanike, Karen Pierce ka insistuar që "pavarësia për Kosovën është e pashmangshme pasi reflekton aspiratat e më tepër se 90% të popullatës". Ajo mëtutje tha se "në Serbi është qeveria e re dhe qartazi një marrëveshje ndërmjet Prishtinës e Beogradit është opsioni më i mirë" dhe shtoi "prandaj ne jemi të përgatitur, siç e kanë bërë aktualisht të qartë përfaqësuesit perëndimor, për ta shqyrtuar një periudhë të mëtejme të negociatave të udhëhequra për të parë se a mund të arrihet marrëveshje". Sipas diplomates birtanike, "Rezoluta që do të paraqitet së shpejti ka të bëjë me këto negociata".
XS
SM
MD
LG