Ndërlidhjet

logo-print

SREBRENICË


Mijëra myslimanë të Bosnjës sot morën pjesë në ceremoninë e varrimit të 465 viktimave të masakrës së Srebrenicës, në 12 vjetorin e kësaj ngjarjeje të tmerrshme. Në këtë ceremonial varrimi ishin të pranishëm më se 30 mijë vetë. Në mesin e mbetjeve të trupave të pajetë, që u varrosën sot, ishin edhe ato të një gruaje 75 vjeçare, ndërsa të gjithë të tjerët ishin meshkuj të moshën ndërmjet 13 e 77 vjeç. Më 11 korrik të vitit 1995, trupat serbe të Bosnjës vranë 8 mijë djemë e burra myslimanë. Kjo ishte njëra nga mizoritë më të tmerrshme në Evropë prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG