Ndërlidhjet

logo-print

TRIPOLI


Gjyqi suprem i Libisë e ka mbështetur vendimin për dënim me vdekje për pesë motra medicianle bullgare dhe për një mjek palestinez, që u dënuan për infektimin e më se 400 fëmijëve me virusin HIV. Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje lidhur me këtë vendim, por shpreson se mund të gjendet një zgjidhje. Në fakt mund të ndodhë që vendimi të mos jetë final. Ky vendim u bë përkundër raporteve se është arritur një kthesë në këtë rast, meqë pritet që Ministria e Drejtësisë, me gjasë, ose do ta refuzoj këtë vendim ose do të marrë vendim më të lehtë. Mbrëmë vonë, Fondacioni Gadafi dhe familjet e viktimave kumtuan se është aritur një marrëveshje që "i kënaq të gjitha palët dhe e mbyllë këtë krizë". Motrat medicinale, që mbahen në burg prej vititi 1999, thonë se janë të pafajshme dhe se janë torturuar për të pranuar fajësinë.
XS
SM
MD
LG