Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmai Khalilzad bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë rënë dakord për një tekst të ri të projektrezolutës për Kosovën dhe po e diskutojnë atë me kolegët rusë.
Projektrezoluta e re sipas agjencive të lajmeve parasheh një periudhë të re bisedimesh mes Prishtinës dhe Beogradit prej 120 ditësh. Në fund të kësaj periudhe, në dallim nga tekstet e mëparshme, nuk bëhet thirrje për automatizëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke e lënë të hapur cështjen e statusit. Automatizmi në njohjen e pavarësisë ka qenë dhe një nga pikat kryesore të kundërshtimit të Rusisë për projektrezolutat e mëparshme.
Projekti i ri rezolutës vlerëson se në fund të 120 ditëve të bisedimeve "Këshilli i Sigurimit është i gatshëm të shohë situatën në dritën e këtyre bisedimeve".
Nga ana tjetër zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Andreji Krivtsov ka bërë të ditur se Rusia ka nevojë për disa ditë të studiojë projektrezolutën e re për Kosovën.
XS
SM
MD
LG