Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Nuk mund te ketë anëtarësi të Serbisë në Bashkimin Evropian, pa u zgjidhur cështja e Kosovës, deklaroi në Beograd Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner. Ai shtoi se Serbia duhet të mos kundërshtojë projektrezolutën më të re për Kosovën e cila kërkon 120 ditë bisedime shtesë.
Kouchner i bëri të qartë homologut të tij serb, Vuk Jeremic se nëse nuk arrihet kompromis nga bisedimet shtesë pavarësia e mbikqyrur "mbetet opcioni i vetëm".
Duke folur për bisedimet shtesë Jeremic deklaroi se shpreson që ato të jenë "substanciale dhe të cojnë drejt një kompromisi të pranueshëm për të gjitha palët, në mënyrë që zgjidhja të sillte stabilitet në rajon."
Lidhur me të ardhmen evropiane të Serbisë Kouchner shtoi se "nuk është e mundur të hysh në Bashkimin Evropian me konflikte etnike dhe mosmarrëveshje fetare".
Ndërkaq Kouchner në një intervistë për mediat serbe i pyetur rreth mundësisë së copëtimit të Kosovës tha se "mos prisni që Franca të propozojë një ndryshim të tillë. Por tek e fundit Beogradi dhe Prishtina duhet të bien dakord për këtë. Nëse kjo ndodh atëherë nuk shoh arsye pse Franca do ta kundërshtonte".
XS
SM
MD
LG