Ndërlidhjet

PEKIN


Pritet rifillimi i bisedimeve gjashtë palëshe për programet bërthamore të Koresë së Veriut më 18 korrik, bëjnë të ditur burimet zyrtare kineze.
"Raundi i gjashtë i bisedimeve gjashtë palëshe do të mbahet më 18 dhe 19 korrik në Pekin. Në takim do diskutohet zbatimi i hapave të ndërmarrë deri tani dhe pasojat e tyre", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze.
Agjencia Ndërkomëbtare e Energjisë Bërthamore ka dërguar në Penjan një ekip ekspertësh, të cilët po shohin nga afër masat e marra për mbylljen e reaktorit të Jongbijonit.
XS
SM
MD
LG