Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmai Khalilzad bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë rënë dakord për një tekst të ri të projektrezolutës për Kosovën.
Projektrezoluta e re sipas agjencive të lajmeve parasheh një periudhë të re bisedimesh mes Prishtinës dhe Beogradit prej 120 ditësh. Në fund të kësaj periudhe, në dallim nga tekstet e mëparshme, nuk bëhet thirrje për automatizëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Por shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov ka kundërshtuar edhe këtë projektrezolutë duke thënë se i jep mbështetje pavarësisë së Kosovës, por tani veshur me një gjuhë të re.
"Problemi është se vendimi për pavarësinë e Kosovës nuk është hequr nga axhenda. Pas retorikës diplomatike, është përfundimi se pas bisedimeve plani i Ahtisaari hyn në fuqi", tha Lavrov pas takimit me homologun e tij nga Gana.
Ai gjithashtu tha se 4 muaj bisedime janë shumë pak.
XS
SM
MD
LG