Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të suksesshme në Irak megjithë rezultatet e përziera që paraqet për zhvillimet atje raporti më i fundit i bërë publik nga Shtëpia e Bardhë.
"Debati i vërtetë rreth Irakut është mes atyre që mendojnë se beteja është humbur apo nuk ia vlen fitorja me këtë cmim dhe të tjerëve që besojnë se beteja mund të fitohet dhe pavarësisht sa e vështirë është cmimi i humbjes do të ishte shumë i lartë. Besoj se mund të jemi të suksesshëm në Irak dhe e dimë se duhet", tha presidenti amerikan George Bush në një konferencë shtypi në Uashington.
Bush theksoi se raporti i Shtëpisë së Bardhë mbi gjendjen në Irak tregon se është shënuar përparim i kënaqshëm në tetë nga 18 standardet e vendosura nga Kongresi amerikan për të matur ecurinë e gjendjes në terren.
XS
SM
MD
LG