Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov sot ka kërkuar që të caktohet një ndërmjetësues i ri për statusin e Kosovës. "Nëse njëra nga palët në bisedime nuk i pranon propozimet që Ahtisaari i ka bërë për Kosovën, atëherë detyra për vazhdimin e bisedimeve do të duhej ti jepej një të dërguari të paanshëm ndërkombëtar", u tha zoti Lavrov gazetarëve në Moskë. I pyetur për koment lidhur me deklaratën e Martti Ahtisaarit se me kundërshtimet që po i bën statusit të Kosovës, "Rusia nuk po e forcon pozicionin e saj ndërkombëtar, por po e dobëson atë", ministri i jashtëm rus tha se "nuk e kishte dëgjuar këtë deklaratë por nëse ajo ekziston, atëherë e konsideroj të pavend".
XS
SM
MD
LG