Ndërlidhjet

UASHINGTON


Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan miratoi një legjislacion që kërkon tërheqjen e trupave luftarake amerikane nga Iraku duke filluar brenda 120 ditësh dhe të përfundoj deri më 1 prill të vitit 2008. Duke folur për këtë legjislacion, kryesuesja e Dhomës Përfaqëeusese, demokratja Nancy Pelosi, pos tjerash, tha:
- Lufta në Irak është pengesë për ne për të pasur një luftë të plotë kundër terrorizmit me fokus në Afganistan dhe në vendet e tjera. Me këtë legjislacion, ne po ndërmarrin një hap gjigant drejt sjelljes së përfundimit të kësaj lufte, tha Nancy Pelosi.
Këtë legjislacion e ka propozuar kryesuesi i Komitetit të shërbimeve të armatosura të Dhomës Përfaqësuese, Ike Skelton.
XS
SM
MD
LG