Ndërlidhjet

MOORE:"REZOLUTA E RE NXJERRË KOSOVËN JASHTË KOMBEVE TË BASHKUARA"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Projektrezoluta e fundit e hartuar nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca nuk parasheh pavarësinë si epilog përfundimtar. Rezoluta e lë të hapur mundësinë e një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që do të realizohej brenda katër muajve. A besoni se bisedimet e reja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mund të prodhojnë ndonjë marrëveshje?

PATRICK MOORE
Natyrisht që jo dhe këtë e dijnë të gjithë. Kemi të bëjmë me një "lojë" që luhet për t'u treguar disave në Bashkimin Evropian se është bërë krejt ç'është e mundur për të adresuar pakënaqësitë e Rusisë dhe Serbisë. Pasi që rusët dhe serbët bëjnë kërkesa që nuk mund të realizohen, kuptohet që ato do të mbeten të pa realizuara. Por, kjo do t'i mundësoi Uashingtonit që në fund të thotë: ne bëmë krejt ç'është e mundur, Rusia paraqet problem dhe rrjedhimisht Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të veprojnë jashtë Kombeve të Bashkuara.

RADIO EVROPA E LIRË
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun në Bruksel këtë javë tha se shtyerja e përcaktimit të statusit të Kosovës sjellë rreziqe. Cilat janë rreziqet më të mëdha?

PATRICK MOORE
Rreziku më i madh qëndron te kthimi dhunës nga marsi i vitit 2004. Por, unë jam i bindur se kosovarët nuk do të biejnë pre e këtij provokimi që Beogradi e ka përgatitur për ata. Dëmi tjetër ka të bëjë me dëmtimin e kredibilitetit të bashkësisë ndërkombëtare, Kombeve të Bashkuara dhe disa fuqive të mëdha. Uashingtoni për shembull nuk bënë të harroj se qëllimi i vetëm i Kosovës është pavarësia e mbështetur në planin e Ahtisaarit. Ky synim nuk mund të modifikohet në asnjë mënyrë. Uashingtoni është i ballafaquar me Moskën që ka për synim obstruksionin dhe me Bashkimin Evropian që dëshiron zhagitjen. Por, në esencë pikërisht Bashkimi Evropian duhet të merret me Serbinë, sepse disponon ate që Beogradi e dëshiron. Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq këtë e bëri krejt të qartë tash së fundi kur tha se Rusia është vend mik, por Bashkimi Evropian e ardhmja e Serbisë. Këtë e bëri të ditur edhe Bernar Kushner kur tha se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa zgjidhjen e statusit të Kosovës. Politikanët serbë këtë e dijnë tash sa kohë.

RADIO EVROPA E LIRË
Rezoluta e re fton për zëvendësimin e UNMIK-ut me Misionin e ri të Bashkimit Evropian. A mendoni se misioni i Bashkimit Evropian do të funksionoj, nëse kihet parasysh hezitimi dhe madje kundërshtimi i disa vendeve të Bashkimit Evropian ndaj pavarësisë së Kosovës?

PATRICK MOORE
Ky është një kundrim i mirë, por mendoj se për momentin është e rëndësishme që çështja të nxirret jasht kompetencave të Kombeve të Bashkuara. Bashkimi Evropian ka brenda vetes shumë aspekte problematike, por sëpaku Rusia në Bashkimin Evropian nuk ka të drejtën e vetos siç e ka në Kombet e Bashkuara. Do të jetë më lehtë të ballafaqohemi me vendet problematike brenda Bashkimit Evropian, se sa me ato brenda Kombeve të Bashkuara. Do të jetë më lehtë të merresh me Italinë dhe Francën se sa me Rusinë dhe Kinën.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG