Ndërlidhjet

BAGDAD


E përditshmja Nju Jork Tajms thotë se një reporter irakian që punonte për këtë gazetë është vrarë në Bagdad. Në njoftimin e gazetës thuhet se 23 vjeçari Khalid Hassan ishte vrarë gjatë rrugës për në punë në jug të Bagdadit. Kjo vrasje u bë një ditë pasi një fotoreporter irakian dhe shoferi i tij, që punonin për agjencinë Reuters u vranë derisa po xhironin përleshjet ndërmjet forcave amerikane dhe kryengritësve në Bagdad, në incidentin për të cilin ushtria amerikane tha se është nën hetime. Prej zhvillimeve të tjera, veçojmë edhe atë se ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se trupat e saj kanë vrarë gjashtë policë dhe shtatë militantë të dyshuar dje në Bagdad, pasi iu ishin nënshtruar zjarrit nga post blloku i policisë.
XS
SM
MD
LG