Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Së paku 18 ushtarë pakistanezë janë vrarë sot dhe më se 20 të tjerë janë plagosur nga një sulmues vetëvrasës me makinë bombë në Waziristanin Verior, që është në kufi me Afganistanin. Zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit, Waheed Arshad i tha Radios Evropa e Lirë se sulmuesi me makinën e mbushur me eksploziv e kishte goditur konvojin ushtarak afër vendit Daznaray. Ekstremistët islamikë në këtë pjesë të Pakistanit janë kërcënuar se do të ndërmarrin sulme vetëvrasëse në shenjë hakmarrjeje për sulmin e ushtrisë kundër klerikëve militantë dhe besimtarëve të tyre në Xhaminë e Kuqe në Islamabad.
XS
SM
MD
LG