Ndërlidhjet

SELANIK


Policia e Greqisë ka arrestuar një person 22 vjeçar për vrasjen e ushtarit britanik, që shërbente në kuadër të forcave të KFOR-it në Kosovë, duke e goditur me veturën e tij. Pjesëtari i KFOR-it britanik, Brett Walmsley ishte goditur me veturë dje në mëngjes duke kaluar një rrugë në gadishullin Kasandra në Hakidiki, që është një pushimore e popullarizuar turistike. Personi i arrestuar, që punonte si shitës në një vetëshërbim lokal, identiteti i të cilit nuk është shpallur nga policia, fillimisht e kishte refuzuar përgjegjësinë por më vonë pranoi pasi policia gjeti shenja të ndeshjes së makinës së tij.
XS
SM
MD
LG