Ndërlidhjet

PESHAUAR


11 ushtarë pakistanezë dhe tre civilë u vranë si pasojë e dy sulmeve vetvrasëse në kufirin veriperëndimor të Pakistanit. 40 ushtarë kanë mbetur të plagosur nga sulmet në fjalë.
Nga një shpërthim tjetër, që ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në një qendër rekrutimi policësh në Dera Ismail Khan 14 veta u vranë dhe mbi 30 të tjerë u plagosën.
Sulmet ndaj forcave të sigurisë janë shtuar në Pakistan pas bastisjes dhe vrasjes së militantëve në Xhaminë e Kuqe në Islamabad.
XS
SM
MD
LG