Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot në fshatin Radishevë të Skënderajt ka shkuar Prokurorja e Qarkut të Mitrovicës, derisa policia vendore, ajo ndërkombëtare dhe KFOR-i kanë zhvilluar hetime, pas raportimeve të djeshme nga disa banorë, se në malet e këtij fshati kishin parë njerëz me uniforma dhe të armatosur.
Zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani konfirmoi se policët kanë hasur në persona të armatosur me c'rast ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes tyre, por nuk ka të lënduar. Pas përforcimeve, Elshani njofton se aty është pwrfshirë edhe KFOR-i duke vëzhguar terrenin me helikopterë, por pa hasur në njerëz të armatosur.
Elshani ka njoftuar se policia do të dalë me të dhëna të tjera për këta persona, pas mbledhjes se provave eventuale nga vendi i ngjarjes.
Situata në këtë rajon dhe në tërë Kosovën paraqitet e qetë, thuhet në njoftimin e policisë.
XS
SM
MD
LG