Ndërlidhjet

PËRCA DHE SUNDO – UASHINGTONI DHE MOSKA SËRISH PËRBALLEN PËR NDIKIM


Newsweek

Javën e shkuar anija luftarake amerikane Donald Cook u ndal në portin e Odesës në Detin e Zi duke valëvitur flamurin amerikan. Zyrtarët më të lartë ushtarakë të Ukrainës, por dhe ushtarakë nga Armenia, Azerbaxhiani, Gjeorgjia, Greqia, Letonia, Maqedonia, Moldavia, Rumania e Turqia ishin aty, pasi qenë pjesëmarrës të ushtrimeve të përbashkëta të kryera nën komandën e NATO-s.
Pa dyshim, në një situatë të tillë Rusia bëhet paranojake. Beteja për zonat e ndikimit mes Moskës dhe Perëndimit tani shtrihet nga Artiku deri në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qëndrore. Vladimir Putini ndoshta flet për të rikthyer fuqinë e Rusisë, por realiteti është se Kremlinit iu larguan edhe fqinjët para hundëve.
Që nga viti 2000 kur Putini erdhi në pushtet në NATO janë anëtarësuar Lituania, Letonia dhe Estonia, derisa Aleanca Veriatlantike eshtë aktive dhe në Gjeorgji, Ukrainë e Moldavi, të cilat i kanë tronditur marrëdhëniet me Moskën dhe janë duke ndërtuar raporte të reja me Perëndimin.
"Ne fqinjët e Rusisë nuk jemi pronë ruse, por qënie të gjalla qe zhvillohemi", thotë presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili. "Ne vendosëm të ishim të lirë. Kremlini beson se ne tashmë jemi pjesë e kampit amerikan, por e vërteta nuk është tamam kështu. E vërteta është se jemi të lidhur përmes vlerave demokratike", thotë presidenti i Gjeorgjisë.
Ndërkohë duket se qëllimi kryesor i Moskës është të rikthejë ndikimin e humbur. Për këtë si përparësi Moska ka të penmgojë përparimin e Shteteve të Bashkuara në zonën ish sovjetike.
Para së gjithash kjo do të thotë moslejim i vënies në jetë të planeve për mbrojtjen raketore në Poloni dhe Ceki. Vladimir Putini duket se ka mbledhur cfarë ka mundur në diplomaci që ta shtyjë pas Amerikën. Vazhdimësia e kundërshtimit rus për pavarësinë e Kosovës lidhet me faktin se Moska shpreson ta shkëmbejë zhbllokimin e situatës në një të ardhme me dhënjen fund të zgjerimit të NATO-s në ish hapësirat sovjetike apo me ndalimin e planeve të mbrojtjes raketore.
Edhe në Iran Moska ka luajtur lojë të dyfishtë. Nga një anë i ka mbështetur kërkesat e Uashingtonit për izolim të Teheranit dhe nga ana tjetër e ka ftuar Iranin të marrë pjesë në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait, një mekanizëm ky i vendeve të Azisë të drejtuara nga Rusia dhe Kina.
Por arma më e fortë e Rusisë është energjia. "Është e vështirë ta kundërshtosh Rusinë kur e di se ajo është në gjendje ta bllokojë ekonominë e vendit tënd brenda disa ditësh" citohet një diplomat i lartë nga Evropa Lindore.
Por kjo është e vërtetë dhe për vendet perëndimore. Kështu Rusia kontrollon një të tretën e furnizimit me gaz të Gjermanisë, cfarë e ka dobësur dëshirën e kancelares Merkel të ushtrojë presion mbi Putinin për respektimin e të drejtave të njeriut në Rusi.
"Perëndimi e shiti demokracinë në Rusi në shkëmbim të naftës dhe gazit", thotë Irina Khakamada, ish zëvendëskryeministre ruse.
Gazpromi, kompania shtetërore e naftës në Rusi ka arritur marrëveshje me Hungarinë, Bullgarinë, Italinë në mënyrë që të pengojë përpjekjet evropiane për një linjë transporti gazi që e anashkalon Rusinë.
Putini për të njëjtat cështje ka biseduar dhe me Iranin, Katarin apo Algjerinë.
Ndërkaq disa nga vendet fqinje të Rusisë si Azerbaxhiani synojnë transportin e gazit përmes Turqisë në Mesdhe.
Por a është kjo një perde e re e hekurt mes Rusisë dhe fqinjëve të saj? Sakashvili, presidenti i Gjerogjisë shpreson se jo. Por për aq kohë sa Kremlini vazhdon të ëndërrojë të rikthejë perandorinë ruse fqinjët e Rusisë preferojnë të jenë nga ana tjetër e linjës, me ata që e kanë fituar një herë këtë luftë për të qenë të sigurtë.
XS
SM
MD
LG