Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Kryetari i Komitetit për marrëdhënie të jashtme i Dumës Ruse, Konstantin Kosaçov deklaroi sot se projekt rezoluta aktuale për statusin e Kosovës "është më e mirë se e mëparshmja", por, sipas tij, "edne nuk është e gatshme për shqyrtim dhe votim" në Këshillin e Sigurimit. "Është e domosdoshme që të bëhen ndryshime parimore, e jo kozmetike", tha zoti Kosaçov. Këto komente ai i bëri në Moskë pas takimeve me një delegacioni me politikanë të Serbisë.
XS
SM
MD
LG