Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Sekretari i jashtëm britanik, Dejvid Miliband sot më vonë gjatë ditës pritet të paraqesë përgjigjje lidhur me refuzimin e Rusisë për ta dorëzuar të akuzuarin kryesor për vrasjen e ish agjentit rus, Aleksander Litvinjenko, njoftoi qeveria britanike. Zoti Miliband mbrëmë tha se qeveria "seriozisht" po i shqyrtonte të gjitha opsionet pasi Moska refuzoi kërkesën e Londrës që ta dorëzoj të dyshuarin Andrej Lugovoj. Agjencitë e lajmeve raportojnë se tonet ndërmjet Londrës dhe Moskës janë ashpërsuar javën e kaluar pas refuzimit zyrtar të Moskës për ta plotësuar kërkesën britanike.
Disa gazeta britanike gjatë ditëve të fundit kanë spekuluar se Londra është e gatshme për ti përzënë diplomatët rusë. E përditshmja Guardian shkruan se po shqyrtohen edhe masa të tjera, siç janë rishikimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike, në atë të luftës kundër terrorizmit dhe në arsim.
XS
SM
MD
LG