Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Gjermania sot ka premtuar mbështetje për propozimin e Kombeve të Bashkuara për Kosovën, para takimit ndërmjet kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrit të Serbisë, Vojisllav Koshtunica. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Ulrich Wilhelm tha se plani i propozuar nga ish presidenti finalandez, Martti Ahtisaari është zgjidhja më e mirë për të ardhmen e Kosovës. Raportohet se për statusin e Kosovës dje kancelarja Angela Merkel ka biseduar me presidentin e Francës, Nicholas Sarkozy në Tuluz të Francës dhe me kryeministrin britanik, Gordon Brown në Berlin.
XS
SM
MD
LG