Ndërlidhjet

BERLIN


Kancelarja Angela Merkel deklaroi sot në Berlin se Gjermania dhe Bashkimi Evropian "dëshirojnë të shkojnë përtej rezolutës 1244", ndërsa kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtuncia tha se për bisedimet e mëtejshme për Kosovën nuk nevojitet rezolutë e re pasi rezoluta 1244 është "e mirë dhe e vlefshme". Në konferencën e përbashkët për gazetarë, zonja Merkel tha se "dëshirojmë të shkojmë përtej rezolutës 1244, prandaj dëshirojmë ta mbështesim rezolutën e re në Këshillin e Sigurimit të OKB-së". Ajo mëtutje tha se "nuk dëshirojmë ta prejudikojmë pavarësinë e Kosovës, dëshirojmë që me kompromis të arrihet vendimi". Kancelarja gjermane e përsëriti mbështetjen e Gjermanisë për planin e Martti Ahtisaarit. Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica tha se "negociatat duhet të vazhdojnë sipas rezolutës 1244" dhe theksoi se pavarësia e Kosovës do të ishte precedent i rrezikshëm për rajonin dhe për botën.
XS
SM
MD
LG