Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Ministri i jashtëm irakian, Hoshyar Zebari thotë se Irani dhe Shtetet e Bashkuara "së shpejti" në Bagdad do ta mbajnë edhe rundin e dytë të bisedimeve për sigurinë e Irakut. Siç raporton agjencia Reuters, këto komente u bënë pasi ministri i jashtëm iranian, Manucher Mottaki tha se bisedat e këtilla do të mund të mbaheshin së shpejti por Uashingtoni duhet ta kërkoj zyrtarisht takimin e dytë. Në maj të këtij viti ambasadori amerikan Ryan Crocker dhe ai iranian Hassan Kazemi – Qomi e mbajtën rundin e parë të bisedimeve, që ishte takimi i nivelit më të lartë ndërmjet dy vendeve, prej vitit 1980.
XS
SM
MD
LG