Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur formalisht projektrezolutën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, por nuk kanë vendosur nëse do të kërkojnë votimin e saj brenda 24 orëve.
Sponzorizuesit e projektrezolutës thonë se nuk ka afat të përcaktuar për votim, por ata do të presin reagimin e Moskës dhe pastaj do të marrin vendim që eventualisht të veprojnë jashtë Këshillit të Sigurimit.
Projektrezoluta më e fundit ka fare pak ndryshime nga ajo e cila u diskutua të hënën dhe që u hodh poshtë nga Rusia, pasi sipas ambasadorit rus kishte një automatizëm të fshehur për zbatimin e planit të Ahtisaarit.
Projektrezoluta e re mirëpret gatishmërinë e vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit dhe Bashkimit Evropian që të jenë lehtësuesit e bisedimeve shtesë që do të zhvillohen për 120 ditë.
Njëherësh aty shprehet vlerësimi se palët janë të gatshme të emërojnë një të dërguar ndërkombëtar që do të jetë i njëjtë me të dërguarin e Bashkimit Evropian. Detyra e tij do jetë "cuarja përpara e qeverisjes demokratike, efikase dhe gjithëpërfshirëse, mbrojtja e të drejtave të anëtarëve të cdo bashkësie, decentralizimi, drejtësia dhe shteti ligjor, mbrojtja e qendrave kulturore dhe fetare, mbrojtja e të drejtës së pronës dhe në përgjithësi mirëqenia e njerëzve".
Gjithashtu kjo projektrezolutë thekson faktin se Kosova është rast i vecantë për shkak të rrethanave që cuan në shpërbërjen e ish Jugosllavisë dhe shtypjen masive që iu bë popullit të Kosovës gjatë viteve '90 e vecanërisht në '99.
XS
SM
MD
LG