Ndërlidhjet

LONDËR


Policia britanike tha se ka arrestuar muajin e kaluar një person që besohet së është i huaj, lidhur me një sulm të mundshëm për vrasjen e miliarderit rus, Boris Berezovski.
Miliarderi rus, Boris Berezovski tha gjatë një konference për shtyp paraditen e sotme se ka pasur një plan të dështuar për vrasjen e tij.
"Një muaj më parë policia britanike më informoi se ka pasur një plan për vrasjen time, ku ishte i përfshirë dikush që e njoh dhe më kërkuan të largohesha nga vendi sa më shpejt që të ishte e mundur", tha Berezovski, i cili jeton prej vitesh në mërgim në Britani.
Ai është kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin.
Deklarata e Berezovskit vjen në kohën kur marrëdheniet mes Londrës dhe Moskës janë të tensionuara rreth mosdorëzimit nga ana e Rusisë të të akuzuarit për vrasjen e ish agjentit sekret rus, Alekasandër Litvinjenko.
XS
SM
MD
LG