Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Së paku 30 vetë janë vrarë nga dhuna e sotme në Pakistan. 25 persona u vranë nga shpërthimi i bombës në qytetin Hub, që gjendet në jugperëndim të Pakistanit. Një sulmues vetëvrasës me makinë bombë ka vrarë së paku 5 vetë në një qendër policore në qytetin Hangu, në veriperëndim të këtij vendi. Në ciklin e fundit i dhunës në Pakistan janë vrarë më se 150 vetë, shumica e tyre ushtarë dhe policë, prej se ushtria ndërhyri në një xhami me besimtarë radikalë në Islamabad, gjatë javës së fundit.
XS
SM
MD
LG